Shembull konkret i mos zbatimit të vendimit të 2012-ës është rruga “Lazar Tërpkovski”, në Çair, e cila atë kohë u zëvendësua me emrin “Ferid Murad”. Megjithatë, deri tani përpos autoriteteve lokale në këtë komunë, asnjë institucion tjetër nuk i referohet me emrin e ri. Faturat e rrymës, ujit si dhe të gjitha ngjarjet, të cilat i regjistron policia e komunikacion – vazhdojnë të shënohen me emrin e vjetër “Lazar Tërpkovski”
Omer XHAFERI
Shkup, 18 shkurt – Ende pa u zbatuar siç duhet vendimi vitit 2012, kur Këshilli i Qytetit të Shkupit i ndryshoi një varg emrash të rrugëve dhe bulevardeve në kryeqytetit, në njërën prej seancave të radhës të këtij Këshilli do të diskutohet për emra të ri të që pritet të emërohen në Shkup. Shembull konkret i mos zbatimit të vendimit të 2012-ës është rruga “Lazar Tërpkovski”, në Çair, e cila atë kohë u zëvendësua me emrin “Ferid Murad”. Megjithatë, deri tani përpos autoriteteve lokale në këtë komunë, asnjë institucion tjetër nuk i referohet me emrin e ri. Faturat e rrymës, ujit si dhe të gjitha ngjarjet, të cilat i regjistron policia e komunikacion – vazhdojnë të shënohen me emrin e vjetër “Lazar Tërpkovski”.
Lista e re propozuar para këshilltarëve përmban 571 emra të personaliteteve të ndryshëm vendas dhe ndërkombëtar. Sipas njoftimit të Qytetit të Shkupit, në këtë listë përfshihen emrat e personaliteteve të shquar nga sfera e trashëgimisë së qytetit, kulturës vendase dhe ndërkombëtare, dhe asaj historike. “Me këtë plotësim të listës, parashihet të rritet numri i emrave të personaliteteve femra dhe ngjarjeve, të cilët kanë lënë gjurmë në kontekstin historik dhe kulturor, si dhe të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë që jetojnë në Shkup, por edhe numri të toponimeve me kuptim rajonal dhe botërore. Nga gjithsej 571 emra, 479 janë emra të personaliteteve të shquara prej të cilëve 79 janë emra grash, përderisa 92 emrat tjerë janë emra me kuptime të cilët shënojnë ngjarje më të rëndësishme, toponime dhe kuptime tjera”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Prej numrit të përgjithshëm të propozimeve, gati 100 emra janë në shqip. Këtë grup e përbëjnë emra të ndryshëm të Rilindjes kombëtare, personalitete të ndryshme të Lidhjes së Prizrenit nga Shkupi, krerë të LPK-së dhe UÇK-së, prijës fetarë dhe emra aktorësh e sportistësh, si dhe figura tjera historike të cilët me veprimtarinë e tyre kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare të Shkupit dhe më gjerë. Autoritet e Qytetit të Shkupit theksojnë se kjo listë është rezultat i on-line anketës të realizuar në vitin 2019 e në të cilën qytetarët i dorëzuan propozimet e tyre, respektivisht një pjesë e emrave janë edhe nga iniciativat formale të dorëzuar deri tek ata si administratë.
“Në listë janë përfshi emrat e heronjve popullor dhe bartësit të çmimeve të ndryshme shtetërore, personalitete të njohura nga historia botërore, emra të kryetarëve të Shkupit, rektorë universitetesh, akademik, shkencëtarë, artistë etj”, thonë nga Qyteti i Shkupit. Dispozitat ligjore për ndryshimin e emrave në kryeqyteti parashohin dy procedura të ndara. Fillimisht lista me emra duhet të vërtetohet në Këshillin e Qytetit të Shkupit, pas një pëlqimi të marrë nga Qeveria. Gjatë konfirmimit të listës me emra nga ana e këtij Këshilli, komunat në rajonin e Shkupit japin mendim për të njëjtën. Miratimi i listës përfundimtare me emra prite të bëhet pas marrjes së pëlqimit nga Qeveria. (koha.mk)