Ish mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka lavdëruar Xherdan Shaqirin për paraqitjen që bëri në Ligën e Kampionëve. Shaqiri e ndihmoi ekipin e Jurgen Klopp të fitojë 4-0 kundër Crvena Zvezdës. Ai pati gisht te goli i parë i shënuar nga Firmino, kurse bëri edhe një asistim të mrekullueshëm te goli i dytë, i realizuar nga Mohamed Salah.
“Është fantastike të dëgjosh trajnerin që lavdëron lojtarët e tij që bën paraqitje fantastike dhe mendoj se Xherdan Shaqiri meriton lavdërime speciale për këtë performancë”, u shpreh ai për BT Sport.
“Është ende i ri në këtë skuadër (duhet të adaptohet), por bëri një ndeshje të madhe. Ne kemi folur tashmë për Kloppin dhe ka përmirësuar çdo lojtar që e ka sjell gjatë verës”, shtoi Ferdinand teksa po analizonte ndeshjen në studion e BT Sport.