Ylli i Bundesliga, Robert Lewandowski, shihej si favoriti për të fituar ‘Topin e Artë’, derisa zyrtarët që ndajnë këtë çmim njoftuan për anulim të ceremonisë. Gjithsesi, Rio Ferdinand beson se polaku duhet të nis peticion kundër anulimit të ‘Topit të Artë’, pasi ai meriton ta ketë këtë trofe.
“Nëse do të isha Lewandowski dhe do të anulonin ‘Topin e Artë’, unë do të nisja një peticion për ta kthyer”, ka thënë Ferdinand. “Anash vitit kur e fitoi Luka Modric, Messi dhe Ronaldo e kanë dominuar këtë çmim për 12 vite dhe Lewandowski këtë sezon shkoi në nivele tjera”, shtoi ish mbrojtësi i United. “Lewandowski meriton ta fitojë çmimin për atë që ka bërë këtë sezon dhe nëse ai prinë Bayernin në triumf të Ligës së Kampionëve dhe vendosin të mos ia japin çmimin do të ishte e padrejtë”, ishin fjalët e anglezit.