Pas dy vitesh lidhjeje çifti i famshëm i ka dhënë fund beqarisë. Katie Wrisht ylli i Towie i ka thënë “po” legjendës së futbollit, 39 vjecarit Ferdinand në Abu Dhabi para tre fëmijëve të tij. Ish-lojtari Manchester United iu ka kërkuar fëmijëve që ta mbanin sekret idenë e propozimit për të mos prishur momentin e veçantë. Gjithsesi Kate Wright, personazhi televiziv e ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj duke shkruar: “Fundi perfekt i pushimeve…Si mund të mos thoja po.”
Ish-futbollist kishte humbur gruan e parë pasi ajo u nda nga jeta pas një beteje me kancerin. Kate ka treguar më parë se e ka përshkruar Rebeçan (ish-gruan e Ferdinand) si të pazëvendësueshme dhe ka treguar se do të mbajë gjallë kujtimin e saj.