Shkup, 20 dhjetor – Automobilisti i ri nga Gostivari që jeton në Zvicër, Jasin Ferati nga viti 2018 do të fillojë edhe në ekipin e pilotëve të mirënjohur botëror, vëllezërve Shumaher, “KSM Schumacher Racing Team”, bën të ditur “radiovala”, transmeton gazeta KOHA. Rezultatet e mira të sezonit të kaluar kanë rënë në sy nga ekipi KSM i themeluar nga Mihael Shumaher dhe tani udhëheqjet nga vëllai i tij më i vogël Ralfi. Përveç në Kampionatin Botëror të Kartingut dhe CIK-FIA-EM në klasën OK, 14 vjeçari Jasin Ferati gjithashtu do të garojë në Serinë “WSK” në kampionatin gjerman.
“E di që kalova në klasë të lartë dhe nuk do të jetë e lehtë. Jam i kënaqur që do të përfitoj nga një ekip i tillë i suksesshëm si ‘KSM Schumacher Racing’. Makina e re është më e fortë dhe më e shpejtë për dy sekonda në xhiro se çdo kartsat e mëparshëm që kam drejtuar, por edhe më fort. Frenimi, zhvillimi i fuqisë, dritarja e punës dhe gomat janë gjithashtu të ndryshme”, thotë Ferati.
Ai gjatë këtij muaji i ka kryer stërvitjet në Lonato me ekipin “KSM Schumacher Racing Team” ku është integruar mirë në ekipin e ri dhe përvojat e para me makinën e re “TonyKart”, me motor “Vortex” kanë qenë mbresëlënëse. Në anën tjetër Ralf Shumaher, Shef i “KSM Schumacher Racing Team” dhe fitues i gjashtë herë çmimit Grand Pri në Formula 1, flet për automobilistin e sapoardhur nga Vinterturi i Zvicrës, Jasin Ferati.
“Një detyrë thelbësore e ekipit ‘KSM Schumacher Racing’ është zbulimi i talenteve të rinj dhe promovimi i tyre me materialin më të mirë të mundshëm. Jasini nuk ka treguar vetëm vitin e kaluar çfarë potenciali të madh ka ai. Kjo është arsyeja pse ne presim me padurim të punojmë me të”, ka thënë Ralf. Ndërkohë, viti që do të lëmë ka qenë i suksesshëm për Jasin Feratin i cili ka dëshmuar talentin e tij. Në 22 paraqitje sa mori pjesë, Jasini në shumë prej tyre ka qenë në Top 10. Ndërkaq në garat Ndërkombëtare, në tetë prej tyre është ngjitur në podium. Arritje tjera të Jasin Feratit janë edhe në pjesëmarrjen në Akademinë OK, CIK-FIA, ku ai gjithmonë ka qenë në krye dhe fillimin e tij në finalen e “Iame X30” në Le Mans të Francës.
Kalendari i Jasin Ferati në vitin 2018:
28 Janar WSK Champions Cup në Adria
4 Shkurt WSK Super Master Series (SMS) në Adriatik
4 Mars SMS në Lonato
18 Mars SMS në La Conca
8 Prill SMS në Sarno
15 Prill Kampionati gjerman Kart (DKM) në Lonato
22 Prill në Kampionatin Evropian në Sarno
13 Maj DKM në Wackersdorf
20 Maj EM në Brandon
3 Qershor DKM në Ampfing
17 Qershor EM në Ampfing
24 Qershor WSK Open Cup Lonato
29 Korrik 29 DKM në Kerpen
5 Gusht EM në Essay
26 Gusht DKM në Genk
23 Shtator, Kampionati Botëror në Kristianstad