La Liga përplot me surpriza. Ikën Cristiano Ronaldo, rikthehet Luis Nazario de Lima Ronaldo. Fenomeni Ronaldo kërkon të blejë klubin e Valladolidit, klub ky që garon në elitën e futbollit spanjoll. Lajmin e bën të ditur “Cadena Ser” ku thotë se braziliani do të bëhet aksionar kryesor.
Shifra të cilën do të ofrojë Ronaldo është 30 milionë euro, e cila e bën automatikisht president të skuadrës. Drejtuesit aktual të skuadrës kanë refuzuar edhe oferta më të larta por edhe më të mira ekonomikisht për ta bërë lider “Fenomenin” e futbollit.
Pas zyrtarizimit të marrëveshjes, klubi do të vazhdojë të udhëhiqet nga Karlos Suarez. Ky i fundit do të vazhdojë ta administrojë klubin deri sa Ronaldo të ambientohet Ronaldo “Fenomeni” me rrjedhën e punës.