Bashkëpunimi midis Sergio González dhe Valladolid është zgjeruar me një sezon më shumë. Për çdo gjë u ra dakord mes klubit dhe trajnerit katalanas dhe të mërkurën është bërë zyrtar rinovimi i kontratës, që tashmë i bashkon të dyja palët deri në vitin 2020.
Pas arritjes në stolin e këtij klubi, gjatë dy muajve të fundit të sezonit të kaluar, kur u duk e pamundur që Valladolid të ngjitej në La Liga, tekniku ka punuar mrekullisht dhe nuk ishte vetëm në gjendje për ta klasifikuar në “play-off”, por arriti të promovojë në elitën e futbollit spanjoll. Pra, demonstroi një epërsi të madhe kundër rivalëve të tij.
Pavarësisht fillimit të keq të sezonit aktual në La Liga, ku Valladolid nuk ka arritur ende të shënojë apo të fitojë në katër javët e para, klubi me president një legjendë të futbollit brazilian, Ronaldo (“Fenomeni”) e përforcon besimin e tij tek trajneri, i cili do të paraqitet para mediave të enjten.