Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi shumë shpejt pritet të ndërrojë skuadër. Paraqitja shumë e mirë e tij te Fenerbahçe ka bërë që shumë skuadra të interesohen për të, derisa tashmë kanë ardhur edhe ofertat zyrtare, transmeton “Zeri.info”, përcjellë gazeta Koha.
Lajmin e ka bërë të ditur vet menaxheri i Vedat Muriqit, Haluk Canatar i cili për mediet turke ka thënë se ka oferta zyrtare nga Anglia dhe Italia për Vedatin.
“Ka kërkesa me shkrim nga Anglia dhe Italia për transferimin e Vedatit. Nuk mund të zbuloj emrat e skuadrave për momentin, pasi liga është ende duke u zhvilluar. Nuk e di nëse ka mundësi që Fenerbahces t’i bëhen oferta pa dijen time”, ka thënë Canatar, derisa për Muriqin ka folur edhe presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç i cili e ka konfirmuar këtë.
“Ka interesim dhe janë disa shifra që nuk mund t’i refuzojmë”, ka thënë ai, sipas “fotomac”.
Të kujtojmë se interesimin më të madh tash për tash e ka shprehu Tottenham por është edhe Lazio që e do futbollistin shqiptar.