Skuadra turke, Fenerbahce, po kërkon edhe një tjetër lojtar për fazën ofensive të skuadrës. Ylli i Crystal Palace, që dikur luante me Liverpool, Christian Benteke, është kthyer në një objektiv të Fenerbahce, raporton ‘Ajansspor’, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
Benteke do të bënte një partneritet me yllin e Kosovës, Vedat Muriqi, i cili e ka nisur për mrekulli kapitullin tek gjiganti turk.
Fenerbahce do të tentojë ta marr atë në formë huazimi, me mundësi për ta blerë kartonin e tij.
28 vjeçari ka shënuar 17 gola në sezonin debutues me Crystal, kurse dy sezonet e fundit ka gjetur rrjetën vetëm katër herë.