Florent Hadërgjonaj ishte vërtet impresiv në fitoren e Kosovës 2-0 kundër Malit të Zi, të hënën mbrëma. I aktivizuar në një pozitë jo të natyrshme për të – si mesfushor krahu – mbrojtësi shkëlqeu, raporton Periskopi, përcjellë gazeta Koha. E kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga Fenerbahce dhe sipas raporteve të fundit, gjiganti turk po kërkon ta ribashkojë atë me Vedat Muriqin në skuadër.
Sipas “Hurriyet”, ekipi teknik i Fenerit e shikoi ndeshjen e Kosovës kundër malazezëve dhe u impresionua nga 25-vjeçari. Hadërgjonaj ka bërë 8 paraqitje për Huddersfieldin në Championship këtë sezon, por ka qëndruar në bankën rezervë në tri përballjet e fundit.