Fenerbahce i vendos çmim astronomik Vedat Muriqit

Fenerbahce po mendon të rinovojë kontratën e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi. Muriqi u transferua vetëm në verë te Fenerbahce nga Rizespori për një shifër të raportuar prej katër milion eurosh. Megjithatë, ndikimi i tij ka qenë i madh dhe i menjëhershëm duke gjetur rrjetën thuajse në çdo ndeshje që ka luajtur.

Sulmuesi prizrenas gjithashtu ka shkëlqyer me Kosovën në dy ndeshjet e fundit eliminatore ndaj Çekisë dhe Anglisë, ku shënoi dy gola dhe bërë dy asistime. Këto paraqitje kanë bërë që Muriqi të bie në radarin e shumë klubeve të mëdha evropiane si Lazio, Atletico Madrid dhe Tottenham Hotspur. Por, sipas mediave turke, klubi i madh nga Stambolli nuk pritet ta lëshoj lehtë yllin e Kosovës, pasi do të kërkojë plot 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Fenerbahce synon fillimisht blindimin e Muriqit dhe pastaj vendosjen e kluazolës në kontratën e tij.