Menaxheri i Vedat Muriqit, Haluk Canatar ditë më parë bëri me dije se e ardhmja e klientit të tij mund të jetë në Itali. Sipas tij, destinacioni më i preferuar i futbollistit të Fenerbahçes mund të jetë Itali, raporton Zëri.info, transmeton gazeta KOHA.
Në Itali, për Muriqin kanë shprehur interesim Lazio dhe Napoli. Megjithatë, kjo duket se nuk po del të jetë e vërtetë.
Siç raportojnë mediat turke, Fenerbahçe është pala e vetme e autorizuar për të caktuar të ardhmen e Muriqit.
Ndryshe, Canatar kishte dekluaruar se Lazio kishte shprehur interesim për sulmuesin prizrenas. Madje, sipas tij, klubi romak ka ofruar 20 milionë euro për transferimin e tij.