Radja Nainggolan i ftuar në emisionin “Gert Late Night”, ka folur për përjashtimin nga kombëtarja belge dhe për disa çështje të tjera.
“Ndonjëherë e kam të vështirë të refuzoj femrat, edhe pse jam i martuar. Unë nuk jam engjëll…” janë fjalët e mbrojtësit të Romës, Nainggolan
“Gay në futboll? Ka disa, por nuk e deklarojnë diçka të tillë sepse kanë turp. Futbolli njihet për femrat e bukura që e rrethojnë. Të gjitha femrat më duan, dhe këtë gjë ma tregojnë në sy”.
“Ndonjëherë është e vështirë edhe t’i refuzoj. Nuk jam engjëll, edhe pse jam i martuar. E vetmja gjë që ka rëndësi është që të mos mbetet gjë pas”, ka deklaruar Nainggolan.