Femrat sekrete të Josip Broz Titos

Ish-diktatori Josip Broz Tito, si lider i Jugosllavisë komuniste përveç tjerash kishte një jetë të bujshme me gra të shumta. Për jetën e tij dhe gratë që i kishte pasur janë bërë dokumentarë, libra dhe filma të shumtë.

  • Tito për herë të parë ishte martuar me Pelagija Belausova, një ruse, e cila ishte vetëm 15 vjeç dhe kishte një fëmijë.
  • Gruaja e tij e dytë ishte Johana Anna Koenig, me origjinë gjermane.
  • E treta, ishte Herta Haas një sllovene me origjinë hebreje.

Para se të martohej me Jovankën, Tito jetonte bashkë me Dubravka Paunoviq -Zdenka, të cilin e kishte dashuruar mjaft, por nga shkaku i tuberkulozit ajo kishte vdekur. Tito vetë e kishte varrosur në Dedinje.
Ndërkohë ai martohet me Jovanka Budisavleviqin nga Lika e Krajinës, serben partizane, e cila ishte mjaftë e re në fillim ishte ndihmëse në shtëpinë e tij.

Jovanka ishte edhe pjesëtare e luftës dhe kishte marrë pjesë në betejën e Daruvarit. Lidhur me këtë martesë kishte spekulime të ndryshme duke aluduar se KOS-i e kishte regrutuar për të jetuar me Titon për ta përcjellur jetën e tij.

Ky me Jovankën u martuan në vitin 1952 dhe si dëshmitarë kishte Ivan Goshnjakun, gjeneralin e armatës dhe Aleksandar Rankoviqin, udhëheqësin e UDB-së jugosllave.

Tito më vonë me Jovankën kishte keqësuar raportet duke e distancuar nga politika dhe shoqërimi i tij gjatë takimeve. Ajo dyshohet për lidhjet me shërbimet sekrete Sovjetike dhe Tito e kishte izoluar në shtëpi. Tito, për veç grave të martuara kishte edhe dashnore dhe simpati të ndryshme.

Por, njëra duhet përmendur, sidomos artistja e njohur italiane Gjina Lolobrigjida me të cilën Tito shpesh kalonte netët në Brione të Kroacisë. Tito kishte dobësi gratë me flokë të zeza, apo zeshkanet. Ai ishte një xhentëlmen i i vërtet në raport me gratë, sillej shumë mirë me to. Këtë e kishte dëshmuar edhe Jovanka Broz pas vdekjes së tij.