Thuhet se paraja nuk e blen lumturinë, por një studim publikuar së fundmi në prestigjozen britanike “The sun” duket se hedh poshtë këtë “teori”!
Një hulumtim i ‘brainëaves gamma’ ka gjetur lidhjen midis gjendjes së lumturisë dhe të bërit pazar. Studimi i kryer nga kompania MyndPlay duket se është i pari në këtë lloj, pasi shkencëtarët kanë përdorur mjete të specializuara elektro-encefalografike (EEG) për të matur kënaqësinë dhe sinjaletelektrike të trurit kur një grua apo burrë bën blerje!
Myndplay i ndau blerësit në dy kategori: ‘Të frymëzuar’ dhe ‘blerësit e thjeshtë’. Hulumtuesit zbuluan se ata që vërtetë përfitonin nga eksperienca e të bërit pazar ishin “Blerësit e Frymëzuar” ose njohur ndryshe si “Shopaholic” .
84 përqind e blerësve përjetonin kënaqësinë më të madhe tek arka, kur shkëmbimi me para të krijonte idenë se tashmë veshja apo aksesori u bë vërtetë i yti.
Sipas shkencëtarëve kjo eufori ishte e krahasueshme me kënaqësinë që të fal seksi (jo orgazma). Kjo kënaqësi u zgjaste për orë me rradhë në ndryshim nga blerësit e thjeshtë që pas 10 minutash pazar ndiheshin të lodhur dhe donin të hiqnin dorë.
Më poshtë kemi renditur listën e të gjitha qyteteve të botës që vizitohen edhe për të bërë shooping. Ka për të gjithë, ngado që janë e kudo ku shkojnë!
New York
Berlin, Gjermani
Los Angeles, Californi
Londër, Angli
Tokio, Japoni
Singapor
Stamboll, Turqi
Paris, Francë
Madrid, Spanjë
Bankok, Tailand
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
Milano, Itali
Romë, Itali
Marakesh, Marok
Edinburg, Skoci
Vien, Austri
Melburn, Australi
Amsterdam
Bukuresht, Rumani