Nëse Milani i Gennaro Gattusos e mbylli vitin me një fitore të vuajtur ndaj Spal, 2-1 (duke gjetur suksesin dhe golat pas katër ndeshjesh thatësirë), skuadra e femrave të Milanit, drejtuar nga Carolina Moraces (ish-futbolliste), vijon të surprizojë dhe mrekullojë. Në vend të dytë në renditje, 1 pikë larg Juventusit, po shkëlqen me gola dhe lojë spektakolare.
Fitorja e parë në ndeshjen e parë të vitit, përballë Pink Bari, ka ardhur me rezultatin 8-0. Por, jo gola të rëndomtë, siç mund të pritet te femrat, por aksione spektakolare dhe madje krosime që as në ekipin e parë nuk shihen… Gattuso, Higuain & Co duhet të marrin shembull.
Kujtojmë që Milani i Femrave krijua vetëm 1 vit më parë, teksa u shkri Brescia dhe u shit për 1 mln euro, në kohën e Fassones dhe Mirabellit, duke mbajtur trungun e lojtareve më të rëndësishme.
Serie A femminile, Milan-Bari 8-0: tutti i gol rossoneri
Serie A femminile, Milan-Bari 8-0: ecco tutti i gol (e che gol 🔝) delle rossonere! ⚽🔴⚫Video AC Milan 📹
Publiée par Milanlive.it sur Dimanche 6 janvier 2019