Këta fëmijë nga Afrika janë albinë, që do të thotë se kanë lindur me një karakteristikë të rrallë, kanë mungesë totale të pigmentit në lëkurën e tyre dhe për këtë arsye ata janë plotësisht të bardhë, ndërsa prindërit dhe të afërmit e tjerë kanë ngjyrën e zezë normale për një afrikan. Është pikërisht kjo veçori që i bën ata të jenë shumë të kërkuar nga afrikanët e tjerë, për t’u vrarë. Fotot e mëposhtme tregojnë fëmijët albinë në Tanzani, vend ku komuniteti i tyre është më i madh se në çdo vend tjetër afrikan, pasi një në 1400 lindje është albin. Shumë mjekë popullorë duan pjesët e trupit të tyre, pasi kjo sjell fat sipas traditës. Që në moshë të vogël, fëmijët albinë gjuhen, u priten gjymtyrët apo vriten.