Sonte zhvillohet ndeshja e dytë çerekfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Ajaxit Sfida e parë e zhvilluar në Holandë kishte përfunduar me rezultat 1-1, në një ndeshje e cila ishte dominuar nga Ajaxi, shkruan Periskopi.
Skuadra nga Amsterdami sonte do të kërkojë të shkaktojë një tjetër befasi, nëse mund të themi befasi, pasi askush nuk mund të thotë se ata janë me fat në këtë fazë të Ligës së Kampionëve. Ajaxi sonte do të përballet me Juventusin, një skuadër që e ka bërë bajat kampionatin italian duke fituar për vite me radhë, por ‘Zonja e Vjetër’ nuk po arrin që të fitojë Ligën e Kampionëve.
Ata për këtë stinor kanë në skuadër mbretin e këtij kompeticioni, Cristiano Ronaldon, nga i cili pritet më së shumti edhe në takimin e sontëm.
CR7 i vetëm eliminoi Atletico Madridin në fazën e 1/16 pasi shënoi hat-trik në ndeshjen e kthimit dhe përmbysi rezultatin nga loja e parë që ishte 2-0 në 3:2.
Sonte me fillim nga ora 21:00 në Torino talentët si De Ligt (19), De Jong (21), Van de Beek (21), Neres (22), Doelberg (21), do të matin forcat me burra si, Ronaldo (34), Chiellini (34), Bonucci (31), Mandzukic (32), Matuidi (32).
Se a do të fitojë Ajaxi me një lojë të bukur e lojtarë të talentuar apo Juventusi me futbollistët me përvojë që ka në skuadër mbetet të shihet.