Shkup, 5 prill – Është e vërtetë që në një pjesë të ligjit për arsim fillor ka disa kundërthënie, por nuk do të lejojmë që asnjë fëmijë i pavaksinuar të regjistrohet në shkollë ose në kopsht, për shkak se nuk mund që vullneti i prindit të jetë më e fuqishme se e drejta e fëmijës që të jetë i shëndoshë, dhe më pastaj nuk mund që me një vendim individual të rrezikohet edhe shëndeti kolektiv që është mbi të gjitha, ka deklaruar ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton koha.mk.
“Në këtë mënyrë nuk merret asnjë e drejtë, për shkak se më i rëndësishëm është shëndeti i fëmijës dhe shëndeti kolektiv”, është shprehur Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me iniciativën qytetare për sjellje të ligjit për ndryshim të Ligjit për mbrojtje të banorëve nga sëmundjet ngjitëse të 129 qytetarëve, që nuk u shqyrtua dje në seancën e Komisionit parlamentar për sisteme politike, për shkak të mos pasjes së kuorumit ajo u anulua dhe do të caktohet, siç është theksuar, për më 6 ose 7 maj pas përfundimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve. (koha.mk)