Shkup, 8 dhjetor – Gjatë 2015/2016 në Maqedoni ka pasur gjithsej 82 kontakte me paraqitje të thyerjes së të drejtave të fëmijëve.
Për shtatë muaj, përkatësisht prej nëntor 2016 deri në maj 2017 në linjën telefonike SOS për fëmijë të rritur dhe të tjerë janë regjistruar 44 thirrje. Sipas raportit të Ambasadës së parë për fëmijë në botë “Megjashi”, nga thirrjet, vetëm katër kanë qenë nga fëmijë të cilët janë paraqitur të informojnë për të drejtat e tyre, të informohen për disa problem të tyre me të cilat ballafaqohen ose të paraqitet dyshim për mundësinë e thyerjes së të drejtave të tyre. Sipas thirrjeve, numri i përgjithshëm i fëmijëve të përfshirë është 50, ku ekziston mundësia e thyerjes së të drejtave të tyre, njofton Koha.
Shikuar nga mosha, shtatë nga thirrjet janë për fëmijë të moshës prej zero deri 5 vjet.
24 raste kanë qenë paraqitje për mundësi për shkelje të drejtash tek femijët mes moshës 6 dhe 14, derisa 13 fëmijë kanë qenë në moshë prej 14 deri 18 vjet. Për gjashtë rastet tjera, nuk dihet mosha e fëmijëve. Numri për thirrjet telefonike konstaton shkelje të drejtash tek 15 meshkuj dhe 9 vajza, ndërsa për gjashtë raste nuk dihet gjinia.
Si në botë ashtu edhe tek ne fëmijët dhe të rriturit ballafaqohen me dhunë atje ku duhet të jenë më të sigurt – në shtëpi, shkollë dhe bashkësi.