Shkup, 29 janar – Jetesa në shtëpinë që i rrezikonte çdo ditë e me shume familjen Aliu, mungesa e bukës së gojës, sëmundja e zonjës Lavdie, dhe së fundmi braktisja e shkollës nga fëmijët për shkak të varfërisë, ishin kulmi të këqijave për këtë familje nga Shkupi.
Zonja e shtëpisë Lavdia, me gjysmë zëri rrëfen për hallet e saj të përditshme.
Skamje gjithandej, që nga buka e gojës e deri tek veshmbathja dhe kulmi i shtëpisë. Mure të mykura, mungesë e shtrojës dhe mbulojës, dhe pothuajse çdo gjëje qe kane nevojë një shtëpi.
“Vetëm unë si nënë e di si mund tia përballoj kjo ka qen më e re , por tash është vjetruar, sa kam pas mundësi e kam mbajtur por pas dridhjeve është dëmtuar shumë, unë si nënë e kam shumë të vështirë”, shprehet zonja e shtëpisë Lavdie Aliu.
Ermali nëntë vjeç dhe Ermiri gati shtatë nuk ndjekin mësimet në shkollë, krejt kjo sipas nënës së tyre në mungesë të kushteve. Nuk duan te shkojnë ne shkollë pa rroba, e pa këpucë.
Fëmijët në shkollë janë përqeshur nga bashkëmoshatarët e tyre, dhe më pas nga mllefi nuk kanë dashur tia dinë për të vijuar mësimin.
“Fëmijët më kanë mbetur pa shkollë, pa veshje, pa mbathje, pa ushqim pa ngrënë, pa pi …ka me ja mbajtë , nuk kam… jo jo nuk shkojnë në shkollë , jam mundu kudo me I shti por nuk shkojnë , e kum qu në shkollë ama kur vjen nuk shkon më , me thonë nuk kam kushte nuk kam si shoqëria ime”, shprehet zonja e shtëpisë Lavdie Aliu.
“Çfarë di të shkruash , emrin , jo nuk I di gjitha shkronjat e alfabetit , vetëm emrin dhe mbiemrin di të shkruaj , pse nuk don me shku ne shkollë me qeshin shokët më ngacmojnë”, shprehet djali Ermal Aliu.
“E dini se gjobat janë të larta si mendoni mi pagur, po po e di, po ne rast se ju sjellin si do ta paguni , nuk kam para do ju them ti ngop me bukë e lëre më të paguaj dënime ”, shprehet zonja e shtëpisë Lavdie Aliu.
Kjo nuk është brengë e vetme e kësaj nëne. Lavdia po përballet edhe me hallin e vet personal. Ajo është e sëmurë.
Andaj ka dëshirë të madhe që fëmijëve tiu siguron të paktën një kulm të shëndoshë mbi koke dhe një të ardhme me të mirë për fëmijët, nuk do të donte asgjë me shume thotë ajo para objektivit të kamerës së TVM2.