Fëmijët, çelësi i imunitetit ndaj Covid

31

Kompania Pfizer ka njoftuar se do të fillojë të testojë dhe studiojë vaksinën anti koronavirusit tek fëmijët nën moshën 12 vjeçare. Studimi do të regjistrojë deri në 4,500 fëmijë në më shumë se 90 vende nga Shtetet e Bashkuara, Finlandë, Poloni dhe Spanjë. Koj për të parë ndikimin e vaksinës tek fëmijët dhe nëse nuk do të rezultojë me rrezik për to, edhe fëmijët mund të vaksinohen për të shmangur çdo mundësi transmetimit të virusit.

Vaksina e Pfizer është autorizuar tashmë për përdorim tek fëmijët e moshës 12 vjeç në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Zyrtarë dhe ekspertë nga Pfizer kanë treguar se është caktuar një dozë vaksine prej 10 mikrogramë tek fëmijët midis moshës pesë dhe 11 vjeç dhe tre mikrogramë për foshnjat në grupmoshën prej gjashtë muajsh deri në pesë vjeç. Vaksinimi fëmijëve dhe të rinjve konsiderohet si një hap kritik drejt arritjes së “imunitetit të masës” dhe zbutjes së pandemisë COVID-19.