Shkup, 30 shtator – Nga data 5 tetor e deri më 10 tetor, në Maqedoni do të qëndrojë grupi i valltarëve “Larondina” nga Londra, i përbërë nga persona me aftësi të kufizuara, të cilët në Manastir dhe Shkup do të performojnë disa valle artistike në Teatrin kombëtar në Manastir me datë 6 tetor (e premte) me fillim në ora 18 dhe me datë 7 tetor (e shtunë) në Shkup në hapësirat e TV21, pra 18.00. Grupi i valltarëve “Larondina” nga Londra vjen në Shkup nën patronatin e Veronika Garet, bashkëshortja e ambasadorit të Britanisë së Mashë në Shkup, mbështetur nga UNICEF Maqedoni. Sipas Veronika Garet, bëhet fjalë për grup valltarësh nga Londra, fëmijë me aftësi të kufizuara, të trajnuara përmes metodave të nga drejtori artistik i shkollës, Angelina Alessendre, e cila përdor programin e saj imagjinues si një bazë solide. Ajo krijon valle me muzikë e cila i tërheq dhe i motivon, me disiplinë, durim dhe një ndjeshmëri të plotë dhe mirëmban vëmendjen tek nxënësit ata dëgjojnë, kujtojnë dhe gradualisht lidhin një lëvizje me njërin – tjetrin për të fituar mjeshtërinë përfundimtare të vallëzimit. ”Kjo shkollë përmirëson aftësitë e tyre për lëvizje dhe zhvillimin e tyre intelektual”, tha Garet. Ajo njëherit bëri apel deri te prindërit që kanë fëmijë më aftësi të kufizuara, t’i marrin fëmijët e tyre dhe të shikojnë dy performancat në Manastir dhe Shkup, se si këta fëmijë vallëzojnë sikur të jeni profesionistë. Hyrja në të dyja shfaqjet si në Manastir dhe në Shkup janë falas. (koha.mk)