Në vitin 1977, në një spital në shtetin amerikan të Ajovas, nëna e Melissës (19-vjeç në atë kohë) kishte pësuar abort duke përdorur kimikate për 5 ditë. E lindur në muajin e 8 dhe më pak se 1.3 kg, Ohden u vendos në mesin e mbetjeve mjekësore
Kjo është historia tronditëse e mbijetesës së një fëmijë që u abortua nga nëna e saj. Kur Melissa Ohden ishte 14 vjeçe mësoi një sekret tronditës. Nëna e saj e kishte abortuar, por që u shpëtua nga një mjeke që e dëgjoi duke qarë në mesin e mbetjeve mjekësore në një spital në Amerikë.
Ohden mendonte se ishte e adoptuar dhe se kishte lindur para kohe por iu desh disa kohë të zbulonte të vërtetën e errët. “Unë u rrita duke e ditur se kam lindur para kohe dhe se jam adoptuar,”-tha Melissa, tashmë 41-vjeçe për BBC. “Ajo që unë nuk dija ishte se sekreti i madh pas kësaj, që unë duhet të kisha vdekur, por në vend të kësaj jam gjallë.”
Në vitin 1977, në një spital në shtetin amerikan të Ajovas, nëna e Melissës (19-vjeç në atë kohë) kishte pësuar abort duke përdorur kimikate për 5 ditë. E lindur në muajin e 8 dhe më pak se 1.3 kg, Ohden u vendos në mesin e mbetjeve mjekësore.
Ajo qëndroi aty derisa një infermiere dëgjoi zërin e saj të dobët dhe lëvizjet e lehta. Melissa u dërgua në spital, ku sfidoi çdo vdekjen dhe mbijetoi. Mjekët mendonin se ajo do të humbte shikimin dhe se do kishte defekt fatal të zemrës.
Por në fakt jetoi një jetë krejtësisht të shëndetshme, duke u rritur nga një familje adoptuese. Melissa ka shkruar një libër për përvojat e saj. Në moshën 19-vjeçare vendosi të kërkojë nënën e saj.
Ishte një proces që zgjati më shumë se një dekadë, por më në fund ajo e gjeti atë dhe zbuloi një të vërtetë që e tronditi. “Sekreti më i madh është se nëna ime kishte kaluar mbi 30 vjet të jetës së saj duke besuar se kisha vdekur atë ditë në spital. Asaj nuk iu tha që unë mbijetova apo që u dërgua për adoptim”.
Ato u takuan pas 3 vitesh bisedë në emaile dhe tregon momentin e takimit si: “Ishte një nga ato momente përcaktuese të jetës suaj”.