Një krijesë e vogël që bën thirrje për shpresë. Është rasti i Vanellope Hope Wilkins, një fëmijë i lindur me zemrën jashtë trupit dhe i mbijetuar për mrekulli. Mjekët konfirmojnë se është rasti i parë në historinë e Britanisë së Madhe. Foshnja ka lindur prematurë në 22 nëntor të muajit të shkuar përmes një procesi cezarian.
As 50 minuta jetë dhe u gjend para tre ndërhyrjeve kirurgjikale për “të sistemuar” zemrën e saj në brendësi të kraharorit. Tani, pavarësisht momenteve dramatike, është mirë. Të parët që besuan se Vanellope do të shpëtonte ishin prindërit e saj. “Ishin të gjithë të bindur që nuk do t’ia dilte, – kanë deklaruar, – me përjashtim ne”. Jo rastësisht, emri i dytë i të voglës është “Hope”, “shpresë”.
Fëmija është prekur nga një keqformim jashtëzakonisht i rrallë: “ectopia cordis”. Prindërit, Naomi Findlay, 31 vjeçe dhe Dean Wilkins, 43, ishin të dijeni, sepse e kishin zbuluar gjatë ekografisë. “Ishim shumë të frikësuar, sepse nuk e kishim idenë se çfarë do të ndodhte”, – kanë shpjeguar të dy gjatë një intervistë në BBC.
Pasi bënë teste të ndryshme, çifti nuk i humbi shpresat dhe vendosi të çojë përpara shtatzëninë me çdo kusht. “Na këshillonim të kryenim abort, – ka shpjeguar Dean. – Na thoshin se mundësitë e mbijetesës së vajzës sonë, sapo të lindte, do të ishin praktikisht zero.
Por ne kemi besuam gjithnjë se mund t’ia dalim. Është një luftëtare”. “Nuk kisha ndër mend të abortoja. Më dukej sikur Vanellope më jepte forcë nga forca e saj”, – ka treguar Naomi.
Kur fëmija lindi në “Glenfield Hospital” të Leisterit ishin të pranishëm të paktën 50 mjekë. Nga ai moment, Vanellope iu nënshtrua tre operacioneve. I fundit konsistoi në marrjen e lëkurës së saj poshtë krahëve për t’ia zhvendosur në kraharor.
“Është një mrekulli”, – ka thënë Dean. Tani foshnja është mirë, po duhet të vazhdojë të luftojë, sepse rruga është akoma e gjatë. Rreziku më i madh mbetet infeksioni, edhe pse e vogla vijon të mbahet e lidhur me pajisjen respiratore.