Një humaniste daneze ka bërë të ditur se fëmija që ishte fotografuar një vit më parë në gjendje të rëndë tashmë është rikuperuar dhe ka përfunduar edhe javën e parë në shkollë. Anja Ringgren Loven ishte fotografuar duke i dhënë ujë fëmiut një vit më parë në një qytet të Nigerisë, imazh i cili ishte shpërndarë shumë në mbarë botën. Ajo dhe burri i saj, David Emmanuel Umem drejtojnë një qendër për fëmijët e braktisur nga familjet e tyre për shkak të besimeve supersticioze. Fondacioni quhet ACAEDF, shkruan The Independent. “Këtë javë, Hope (emri i fëmiut) ka filluar shkollën”, shkroi në Facebook Anja Loven, e kënaqur që fëmija kishte arritur të mbijetonte falë punës së saj. Ky publikim ishte shpërndarë në rrjetet sociale plot 27 mijë herë.
Fëmija i shpëtuar në Afrikë tashmë ka filluar shkollën (FOTO)
Leave a comment