Kur hidrauliku tentonte të lironte WC, gjeti diçka në formë të topit. Kur ata tentuan të nxjerrin jashtë, ishin të tronditur kur panë kokën e fëmijë.
Tualet i bllokuar në një spital, gjeti trupin e një vajze të lindur para dy dite në Kerala të Indisë. Trupi i saj i vogël thuhet se u gjuajt në birrën e tualetit.
Të premten në mëngjes, kur Dr Abdul Rehman, i cili drejton një klinikë pranë shtëpisë së tij në rrethin e Palakkadit, hasi që është bllokuar tualeti, pastaj ai telefonoi hidraulikun.
Ku Hidrauliku filloi punën për të ç’bllokuar vrimën e tualetit, hasi në diçka që ngjasonte në top. Kur filluan ta nxjerrin jashtë, u tmerruan kur panë që në fakt ajo ishte një kokë, transmeton gazetametro.net
Trupi i të porsalindurës dhe placenta e nënës, ishin mbërthyer në kanal.
Policia dyshon se prindërit e saj e çuan vajzën në klinikë me pretekstin e konsultimit dhe e lëshuan fëmijën ne birën e tualetit.
Lista e të gjithë pacientëve është duke u kontrolluar, tha polici.
Mjeku drejtoi një ankesë për këtë rast vdekjeje të panatyrshme. “Hetimet janë duke u zhvilluar, po analizojmë të dhënat, por ne nuk kemi qenë në gjendje të identifikojmë ende prindërit e saj”, thanë burimet e policisë për NDTV.
Ndërkohë, trupi i saj është dërguar në kolegjin mjekësor të Thrissur./gazetametro.net