Ministrat e Shëndetësisë dhe Punës dhe Politikës Sociale, Nikolla Todorov dhe Ibrahim Ibrahimi dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski sot e vizituan fëmijën e parë të lindur në Shkup në vitin 2017.
Fëmija i parë është mashkull, i lindur në orën 04:15 në Spitalin e posaçëm për gjinekologji dhe akusheri “Nëna Terezë” në Çair. Peshon 3 kilogramë e 400 gramë dhe është i gjatë 53 centimetra. Është fëmija i parë i nënës Hikmet Ramadan Nuredini (1991).
Ministri Todorov të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ua uroi Vitin e Ri 2017 dhe u dëshiroi shumë shëndet, sukses dhe fat. Dëshiroi shëndet të mirë edhe për fëmijën dhe familjen e tij.
Todorov iu falënderua punonjësve shëndetësor të spitalit dhe ekipit kujdestar, si dhe të gjithë punonjësve shëndetësor në Maqedoni për përkushtimin dhe sakrificat e tyre edhe gjatë natës së Vitit të Ri.
Minsitri Ibrahimi, të gjithë qytetarëve u dëshiroi shëndet, fat dhe begati.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, krahas kompensimit në të holla që tkaon për fëmijën e parë, do t’i dhurojë edhe monedhë ari, të cilën e ndajmë çdo vit. Familjes u dëshiroj që fëmija të rritet pa brenga dhe të ketë fëmijëri të lumtur”, tha Ibrahimi.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski ua uroi Vitin e Ri 2017 të gjithë shkupjanëve, tërë personelit të spitalit, ndërsa familjes së Nuredini ua uroi anëtarin e ri. Foshnjes i dhuroi librezë kursimi me 20.000 denarë.
Drejtori i Spitalit të posaçëm për gjinekologji dhe akusheri “Nëna terezë” në Çair, Bashkim Ismaili shprehi kënaqësi që fëmija i parë ka lindur në spitalin e tyre.
“Edhe nëna edhe fëmija janë në gjendje të mirë. Vitin e kaluar e përfunduam vitin me shumë sukses, me shkallë të ulët të komplikimeve. Shpresoj se këtë vit di të jemi edhe më të suksesshëm”, tha Ismaili. Shtoi se në spitlain e tyre kanë lindur edhe katër fëmijë të tjerë.
Spitali i posaçëm për gjinekologji dhe akusheri “Nëna Terezë” në Çair sot e vizitoi edhe ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, i cili nënës ia uroi fëmijën e sapolindur dhe ndau dhurata rasti.
Ministri Todorov informoi se fëmija i parë i lindir në Maqedoni këtë vit është vajzë, e lindur në orën 00.12 minuta në Manastir.