Orët e fundit të jetës ishin të tmerrshëm për të voglin Anthony Avalos, djali 10-vjeçar, i vrarë nga nëna e tij dhe njerku. Fëmija është vrarë sepse ai kishte deklaruar se ishte homoseksual. Ngjarja e rëndë është regjistruar në jug të Kalifornisë dhe detajet rreth krimit makabër dolën në dritë në gjyq.
Detajet janë trishtuese. Raporti i mjekut tregoi se fëmija u gjet me sy të zhytur, djegie në të gjitha pjesët e trupit dhe prerje poshtë thonjve. Antonhy ishte kaq i vogël dhe i hollë se kur ai vdiq në spital, brinjët e tij ishin qartë të dukshme. Ai gjithashtu kishte plagë në shpinë dhe fundshpinë.
“Mjeku ligjor ka vërtetuar praninë e plagëve në të gjithë trupin e Anthony”, tha juristi i Asistentes së Prokurorit Jonathan Hatami. Sipas raportit Anthony gjithashtu kishte plagë në këmbë e. Leiva, nëna e Anthony (32 vjeç) dhe partneri i saj Barron (29), të dy e deklaruan veten të pafajshëm.