Strugë, 17 maj – Digjitalizimi dhe shfrytëzimi i pajisjeve të mençura janë bazë për zhvillim të teknologjive në energjetikë, ndërsa baraspesha e energjisë është kyçe për zbatim të rritur të burimeve ripërtëritëse të energjisë (BRE), posaçërisht tek qytetarët, porositën panelistët në panelin e katërt “Teknologji të reja dhe burime ripërtëritëse në prodhimin e përgjithshëm të energjisë elektrike pas vitit 2030” në “Forumin energjetik të Maqedonisë – FEM 2019”, njofton Koha.mk
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi paralajmëroi se vendi së shpejti do të shpallë konkurs për instalim të 65 megavatëve nga elektranat fotovoltaike. “Për atë qëllim e ndryshuam modelin dhe nga kalimin fiding në premiu tarifa siç ofrojnë vendet e zhvilluara”, tha Bekteshi.
Ai theksoi se vendi do t’i mbështesë të gjithë të interesuarit për BRE dhe shtoi se pret në të ardhmen të na hedhin ekspertë nga kjo sferë. Saktësoi se në konkursin e parë do të ofrohen dy lokacione në tokë shtetërore, dhe theksoi se lokacionet janë ndarë në disa lokacione më të vogla prej nga pesë megavatë në mënyrë që t’u jepet mundësia të gjithë të interesuarve të gjenden dhe të paraqiten në ankand.
“Nëse do të shkonim me fiding tarifa për atë do të duhej të ndaheshin rreth 15 milionë euro nga Buxheti dhe ajo do të binte në barrë të qytetarëve. Me premitë do të kushtojë shumë më pak dhe nuk do ta rrisë çmimin përfundimtar”, tha Bekteshi.
Kryetari i Platformës evropiane për teknologji dhe inovacione të fotovoltaikëve, Marko Topiq theksoi se tashmë nuk jemi në erë të subvencioneve për elektrana fotovoltaike për nevpja personale apo ato do të vendosen në nivel qendror”, tha Topiq.
Drejtori i OKTA-s për zhvillim dhe planifikim strategjik, Risto janevski theksoi se mbi një vit kompania nuk është kompani klasike e naftës, por ngadalë por tranziton drejt kompanisë energjetike. Në periudhën e kaluar u përfitua, siç tha, me licenca për prodhim dhe shitje të energjisë elektrike nga BRE.
Rekomandoi që 65 megavatët që planifikon t’i publikojë Qeveria për ndërtimin e fotovoltaikëve me premi t’u shpërndahen disa investuesve, e jo vetëm njërit për baraspeshë më të lehtë.
Sasho Saltirovski, drejtor i EVN Distribuimit, rekomandoi që kompanitë së bashku të punojnë me komunitetin akademik në mënyrë që të mund t’i realizojnë planet e tyre për zhvillim afatgjatë.
Për teknologji të reja dhe zhvillim, potencoi duhet hulumtim, ndërsa kjo mund ta bëjë komuniteti akademik, sepse kompanitë janë të ngathta në atë fushë.
Lihie Euklea, inxhinier i mjedisit jetësor dhe drejtor i Sektorit për ujëra ndotës dhe tiokë përpunuese DHVMED nga Izraeli tha se duhet të bëhet baraspeshë mes shfrytëzimit të tokës dhe prodhimit të energjisë në mënyrë që të mos shkaktohet ndikim negativ ndaj mjedisit jetësor. (koha.mk)