Marouane Fellaini nuk bën pjesë në planet e skuadrës së “Manchester United” dhe mund të largohet që këtë muaj, bën të ditur “ATSH”, përcjell gazeta KOHA.
Britanikja “Mirror” bën të ditur se mesfushori 31-vjeçari ka 18 muaj kontratë, me “Djajtë e Kuq” dhe për ta lënë të lirë të largohet kërkon 17 milionë euro.
“Milani” e sheh Fellainin si përforcimin kryesor në mesfushë, pasi Bonaventura e ka mbyllur sezonin pas një dëmtimi të rëndë.
Ndërkohë për belgun përvec “Milanit”, interes ka shfaqur “Porto” dhe “Guangzhou Evergrande” që drejtohet nga italiani Fabio Cannavaro.