Mesfushori belg i Manchester United, Marouane Fellaini, nuk është duke pasur hapësirën e nevojshme në formacionin e Jose Mourinho, ku sipas mediave italiane ai është në vizitë në Milano, por akoma nuk dihet arsyeja e vizitës. Verën e kaluar ishte spekuluar se Fellaini mund ti bashkohet Milanit, por ndoshta këtë radhë ai është në Milano për të iniciuar bisedime jo vetëm me Milanin, por edhe me Interin.