Marouane Fellaini është lojtari i katërt më i paguar te Manchester United, siç shkruan “Daily Mail”, ai merr 150 mijë paund në javë. Mesfushori belg ishte pranë largimit nga “Old Trafford” në merkaton e verë, por më pas u bind nga drejtuesit për të vazhduar me tej. Deri më tani, vetëm Alexis Sanchez, Romelu Lukaku dhe Paul Pogba kanë një pagë më të lartë. David De Gea gjithashtu pret të rinovojë kontratën me “Djajtë e kuq”. Portieri spanjoll aktualisht merr 200 mijë paund në javë, por në marrëveshjen e re pritet që shifra të rritet.
Një burim pranë United tha se Marouane ka refuzuar oferta të shumta gjatë muajve të fundit. Ai ishte realisht i ‘ikur’ nga “Old Trafford”, por përpjekja e fundit e Mourinhos bëri që i të rikthehej.
Trajneri portugez u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të plotësonin kushtet e lojtarit, që ta mbanin pasi e konsideron tepër të rëndësishëm në ekip. Milan në Serie A dhe Galatasaray në Turqi, ishin dy ndër skuadrat që kanë insistuar për të marrë shërbimet e tij. Me kontratën e re klubi do t’ja mbulojë taksën vjetore prej 7 milionë paundsh në vit. “Djajtë e kuq” kanë një numër të madh lojtarësh që u përfundon kontrata verën e ardhshme dhe po përpiqen që të mbajnë Ander Herrera dhe Juan Mata.