Ish-lojtari i Manchester United, Marouane Fellaini ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lojtari i cili për momentin gjendet në provincën kineze, Jinan, pas analizave është raportuar se ka dalë pozitiv me koronavirus.
Sipas mediave nga ishulli britanik këtë lajm e kanë konfirmuar edhe nga departamenti i shëndetësisë në provincën e Jinan, raporton The Guardian përcjell Klan Kosova, transmeton gazeta KOHA.
Fellaini është vetëm futbollisti i radhës që është prekur nga ky virus pasi një numër i konsiderueshëm lojtarësh nëpër skuadra të ndryshme europiane kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.