Ish-mesfushori i Manchester United Maroune Fellaini ka vendosur të mbyllë aventurën me Belgjikën. Një përvojë e filloi në vitin 2007, dhe përfundoi me gjysmëfinalen kundër Francës në Kupën e Botës Rusi 2018, shkruan Albeu.com, përcjell gazeta KOHA. Fellaini i cili tashmë ka nisur aventurën në Kinë tek skuadra e Shadong Luneng, e ka njoftuar vetë lajmin e lamtumirëës në “Twitter”.
Ndërkohë me fanellën e Belgjikës, Fellaini ka zhvilluar 87 ndeshje duke shënuar 18 gola.
“Unë kam shumë kujtime fantastike dhe jam shumë krenar për faktin se Belgjika është aktualisht ekipi numër 1 në renditjen e FIFA-s”, shkroi Fellaini në Twitter