Një nga futbollistët që këtë sezon ia ka dalë të shkëlqejë dhe të marrë vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane është edhe talenti i Benfikës, Zhoao Feliks. Sulmuesi ka udhëhequr skuadrën me gola e asiste pavarësisht moshës 19-vjeçare. Feliks duket një investim i sigurt për të ardhmen, ndaj klube si Mançester Siti, Juventus, Real Madrid apo edhe Atletiko Madrid, kanë nisur një konkurrencë të fortë për ta bërë pjesë të ekipeve tyre.
Të fundit që kanë provuar ishin pikërisht, Atletiko, megjithatë oferta e tyre është refuzuar nga Benfika. Ndërkohë, një tjetër që ka dalë kundër këtij transferimi është një nga legjendat e futbollit portugez, Fernando Mendes. Ish-futbollisti u shpreh se te skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, lojtarët e talentuar janë si në burg. “ Nuk e shikoj Zhoa Feliks të triumfojë me atë klub.
Kjo vjen nga filozofia e trajnerit. Është një klub që në fund fiton sepse është i madh. Por, të vjen keq të shohësh një lojtar si Griezman, i cili limitohet vetëm të vrapojë. Atletiko ka disa futbollistë me kualitet të jashtëzakonshëm dhe duket sikur janë të burgusor”, tha ish-legjenda.