Shkup, 20 prill – Fejzi Aziri, një nga të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, sot në orën 13:30 me sigurim policor është kthyer në burgun e Shtipit, konfirmoi për MIA-n drejtori i burgut, Miki Todorov.
Aziri është kthyer në burg, ku duhet të mbajë dënim burgu për “armëmbajtje pa leje”.
Ai gjendej në Klinikën e pulmologjisë. Aziri paraprakisht, thuhet, “e ndërpreu mbajtjen e dënimit të burgut dhe nuk u kthye në burgun e Shtipit, edhe pse nuk i ishte lejuar”. Pas anulimit të seancës së fundit gjyqësore për “Monstrën” për shkak të mungesës së Azirit, policia e arrestoi në Klinikën për pulmologji.