Nju-Jork, 2 mars – Fejsbuk edhe zyrtarisht publikoi se e ndërpret eksperimentin me ndarje të faqes kryesore të “njuz fid” dhe “eksplor – fid” dhe praktikisht pranoi se ka bërë gabim.
Me eksperimentin janë përfshirë gjashtë vende: Sri Lanka. Serbia, Sllovakia, Bolivia, Guatemala dhe Kamboxha.
“Njerëzit nuk duan fid të ndarë, rezultatet nga anketa e tregojnë këtë”, shkroi drejtuesi i njuz fidit në Fejsbuk, Adam Moseri.
Kompania momentalisht fokusohet në eksperiment tjetër kushtuar promovimit të lajmeve lokale, tash për tash e kapshme vetëm në gjashtë qytete.