Londër, 12 shkurt – Fejsbuku sot ka bërë të ditur se e ka pezulluar rrjetin, të shfrytëzuar nga shërbimi zbulues ushtarak rus.
Fejsbuku pohon se hetimi i brendshëm ka zbuluar se personat të cilët qëndrojnë pas këtyre profileve të rreme të zbuluara, në duke të palidhura dhe të pakoordinuara mes vete, u takojnë strukturave zbuluese ushtarake ruse.
Ministria ruse e Mbrojtjes tani për tani nuk e ka komentuar vendimin e Fejsbukut.
Udhëheqësi i sektorit për siguri kibernetike në Fejsbuk Nataniel Glajper deklaroi se në në operacion më të ri rus në Fejsbuk dhe Instagram janë përdorë më shumë se 100 profile të rrejshme të gazetarëve të rrejshëm në vende të ndryshme. Nga këto profile të rrejshme janë konstaktuar media lokale dhe personalitete politike me qëllim të plasohen detaje të shpikura apo rrëfime për çështje kontestuese politike si korrupsion të pretenduar, tensione etnike në Krime apo për rrëzimin e aeroplanit malajzian në Ukrainë në vitin 2014.
Glajçer thotë se Fejsbuku kohë më parë e ka ditur për shfrytëzuesit të cilët përmes kontaktit me njerëz të vërtetë kanë tentuar të shtyjnë dhe imponojnë “ndikim negativ dhe t’i realizojnë qëllimet e tyre”.
Kompania “Grafika”, e cila merret me hulumtim dhe analizë të mediave sociale, i ka kontrolluar profilet e rrejshme para se t’i pezullojë Fejsbuku dhe bëri të ditur se kanë qenë më aktivë në vitin 2016 dhe 2017, edhe pse disa profile kanë qenë aktive edhe sivjet.
Fejsbuku ka bërë të ditur se ka pezulluar edhe dy grupeve të profileve, prej të cilave njëra e lidhur me rrjetin iranian të identifikuar paraprakisht të cilën e ka targetuar SHBA-në, ndërsa tjetra me një agjenci pi ar në Vietnam.(koha.mk)