Londër, 25 tetor 2018 – Britania e Madhe e gjobit Fejsbukun me 500.000 funta për shkak rolit të tij në skandalin i cili shpërtheu në lidhje me vjedhjen e të dhënave personale në të cilin u përfshi edhe firma britanike për konsultim politik Kembrixh Analitika, njoftoi sot Bi-Bi-Si.
Zyra e Komisarit për informacione konkludoi se Fjesbuku ka lejuar “shkelje serioze të ligjit”.
“Mes viteve 2007 dhe 2014, Fejsbuku në mënyrë jo të rregullt ka përpunuar të dhëna personale të shfrytëzuesve, duke u lejuar zhvilluesve të aplikacioneve të kenë qasje në të dhënat e tyre pa pëlqimin dhe dhe informim të qartë të tyre ka lejuar qasjen edhe nëse shfrytëzuesit nuk e kanë shkarkuar aplikacionin, por thjesht kanë qenë” miq me njerëzit të cilët e kanë bërë këtë “.
Zyra e Komisarit për informacione thekson se Fejsbuku u ka lejuar programuesve të kenë qasje në informacionet personale të shfrytëzuesve “pa pëlqimin e tyre të qartë”.
Fejsbuku publikoi se e”shqyrton” vendimin e Zyrës të Komisarit për Informacione.
“Megjithëse me respektin e duhur, nuk pajtohemi me disa nga konkluzionet e tyre, edhe më herët kemi thënë se është dashur të bëjmë më shumë që t’i shqyrtojmë akuzat kundër Kembrixh Analitika dhe të ndërmarrim masa në vitin 2015”, kumtojnë nga kompania