Uashington, 18 shkurt – Fejsbuku e ka bllokuar “In d nau”, njëri ndër video kanalet e televizionit shtetëror rus RT, ish “Rasha tëdej”, e cila emeton program në gjuhën angleze.
“Ky është njëri ndër projektet më të suksesshme të televizionit tonë me miliarda shikime dhe ai është bllokuar në Fejsbuk”, ka shkruar në Kanalin e saj telegram redaktorja e RT-së, Margarita Simonjan, përcjellë gazeta KOHA.
Sipas Simonjan, Fejsbuku urdhrat e projektit janë bllokuar pasi që Si-En-En ka kërkuar nga rrjeti social të kuptojë nëse projekti, i financuar nga Rusia, nuk është “manifestim i përzierjes ruse në SHBA”.
Simonjan theksoi se nga rrjeti social nuk kanë dërguar kurrfarë kërkese apo paralajmërim deri te televizioni për vendimin e tyre.(koha.mk)