Fejsbuk kuizet – mënyrë më e shpeshtë për qasje deri tek të dhënat

14

Los-Anxhelos, 23 mars  – Një hulumtim i Universitetit Stenford dhe Institutit psikometrik pranë Universiteit Kembrixh nga viti 2015 tregon se si Fejsbuku u ka mundësuar kompanive të përgatitura të paguajnë për shërbimet e tyre masovikisht t’i analizojnë të dhënat e pëdoruesve.

Hulumtimi është realizuar përmes një aplikacioni i cili i ka pyetur përdoruesit e Fejsbukut se cilët janë bendet ose këngëtarët e tyre të preferuar. Në hulumtim janë përfshirë 70.000 pjesëmarrës të cilët vullnetarisht kanë klikuar në kuizin e Fejsbukut, por më pas i kanë mundësuar aplikacionit qasje deri te profilet e tyre, si dhe deri te profilet e miqve të tyre. Në këtë mënyrë, hulumtuesit kanë pasur kontroll në atë se çka pjesëmarrësit në kuiz publikojnë, shpërndajnë dhe “pëlqejnë”.

Në bazë të të dhënave të grumbulluara, hulumtuesit kanë nxjerrë konkluzion se, për shembull, nëse e pëlqeni bendin “Smiths”, është shumë e sigurt të jeni neurotikë, ndërsa në qoftë se jeni fans i Bjork ose Tom Uajts, ju jeni njerëz të hapur për përvoja të reja.

Ky hulumtim nuk është shfrytëzuar për qëllime politike, por tregon se si organizata të ndryshme kanë mundur të vijnë deri në të dhëna të grupeve të mëdha të përdoruesve të Fejsbukut, të cilët me siguri nuk e kanë ditur se çfarë prej të dhënave të tyre Fejsbuku i shpërndan me organizatat e tjera. Fejsbuku ka histori të gjatë të dhënies së të dhënave të përdoruesve të saj organizatave politike. Në skandalin e fundit, kompania Kembrixh analitika, e cila ka punuar për fushatat e Ted Kruz dhe Donald Tramp, ka fituar qasje deri tek të dhënat e më shumë se 50 milionë përdoruesve të Fejsbukut dhe ka krijuar model personal për fushata politike. 

Comments are closed.