Kompania Fejsbuk ka njoftuar se e ka ulur përkohësisht shpejtësinë e transmetimit të video përmbajtjeve në Fejsbuk dhe Instagram në mënyrë që të shmanget mbingarkesa e Internetit në Evropë.
Rrjetet sociale Fejsbuk dhe Instagram përdoren gjithnjë e më shumë pas vendosjes së masave të jashtëzakonshme në të gjithë Evropën, që kërkojnë edhe punë nga shtëpia edhe izolimi social.
Paraprakisht, Netfliks dhe Gugëll njoftuan se ata do të përshtatnin sistemin e tyre të video përmbajtjeve në situatën e re të sapokrijuar.
Komisioni Evropian më parë u ka bërë thirrje provajderëve, operatorëve dhe ofruesve të shërbimeve të internetit që të parandalojnë ngarkesën e rrjetit dhe të ofrojnë internet të hapur.