Lajmin e bukur të fejesës e dha vetë moderatorja e ëmbël e televizionit Klan, Floriana Garo. Por si ka nisur historia e saj e re e dashurisë dhe prej sa kohësh çifti është bashkë? Mediat shkruajnë se dy të dashuruarit janë njohur para dy vitesh dhe që në atë kohë kanë qenë në një ljedhje të fshehtë. Por jo më larg se dje, Garo publikon foto në rrjetet sociale me të fejuarin e saj dhe me pamje nga ceremonia. “Të dashur miq, desha të ndaja me ju lajmin e mrekullueshëm të fejesës time! Jam shumë shumë e lumtur!”, shkroi Floriana në Instagram. Por kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën moderatores? Ai quhet Enis Daci dhe është avokat. I transferuar në Zvicër disa vite më parë, djaloshi ka përfunduar studimet në Gjenevë, qytet ku jeton dhe punon prej vitesh. Enisi ka hapur atje një studio avokatie, e cila është ndër më të rëndësishmet në vend. Enisi dhe Floriana janë takuar për herë të parë në Francë dhe pas pëlqimit të dyanshëm vendosën që të mbajnë edhe kontaktet në vazhdim. Vetëm pas pak jave komunikimi, Floriana udhëtoi drejt Zvicrës, udhëtime që në vazhdim do të bëheshin edhe më të shpeshta. Me shumë gjasa dasma e tyre do të bëhet shumë shpejt. Ata verën e kaluar shijuan pushimet në Bali, e me shumë mundësi moderatorja pritet që të transferohet në Gjeneve për të vazhduar jetën me partnerin e saj. (tabloid.al)