Prishtinë, 17 mars – Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e djeshme plenare ka votuar Fehmi Mehmetin për guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Nga 110 deputetë, për Mehmetin kanë votuar 60 prej tyre. Në listën e kandidatëve për guvernator ishin: Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Besnik Bislimi dhe Safet Merovci
Siç njoftojnë mediat kosovare, në seancën e djeshme plenare Kuvendi i Kosovës ka votuar për zgjedhjen e Guvernatorit të BQK-së, pozitë kjo që ka mbetur bosh pasi Bedri Hamza u emërua ministër i Financave.
Më datën 11 shtator të vitit 2017, Mehmeti është emëruar nga Bordi i BQK-së për ushtrues detyre të guvernatorit deri në zgjedhjen e guvernatorit të ri. Ndërsa më parë ai, më 1 shtator të vitit 2013, është emëruar në pozitën e zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare, në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.