Bruksel, 8 prill – Federata Evropiane e Gazetarëve (FEG) është takuar me nënkryetaren e Komisionit Evropian (KE), Vera Jurova, dhe kërkoi që pakot për shpëtim nga kriza ekonomike që i harton KE-ja të përfshijnë masa të posaçme për ndihmë të sektorit mediatik, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
FEG u bën thirrje të gjitha institucioneve të BE-së të ndërmarrin masa të shpejta dhe të koordinuara që ta ndihmojnë sektorin mediatik të përballet me “pasojat katastrofale sociale dhe ekonomike nga kriza me Kovid-19”.
“Para kësaj pandemie, qytetarët evropianë kanë nevojë nga gazetarë profesional dhe ekonomikisht të sigurtë më shumë se kurdoherë. BE-ja duhet të ndërmarrë aksione dhe t’i inkurajojë vendet anëtare ta bëjnë të njëjtën”, porositi Federata pas takimit me Jurivën.
Komisioni Evropian përgatit masa dhe pako të ndryshme për shpëtim nga kriza ekonomike e cila do ta ndjekë shëndetësinë.
“BE-ja dhe pako kombëtare për rikuperim nevojiten urgjentisht që të mbrohen vendet e punës dhe ekzistenca e punonjësve mediatikë, të mbështeten kompanitë dhe të financohen mediat nga servisi publik gjatë kohës së krizës. Mijëra punonjës mediatikë tashmë kanë humbur punën apo rrezikojnë ta humbin, përkohësisht apo përgjithmonë, bëjnë thirrje që Federata e Gazetarëve Evropianë e cila përfaqëson 320 mijë gazetarë evropianë në dhe jashtë BE-së, përfshirë edhe ato të Maqedonisë së Veriut.
Drejtoresha e FEG, Renata Shreder, konsideron se “në vend të uljes së tatimeve për kompanitë dhe uljen e kontributeve sociale. FEG kërkon masa të targetuara të cilat do të dërgojnë më shumë gazetarë në terren”.
Masat për shpëtim, sipas FEG, duhet mes tjerash të përfshijnë fonde më të mëdha për mediat nga sektori publik, ndihmë të drejtpërdrejtë financiare për redaksitë dhe subvencione të shpërndara përmes trupit të pavarur duke marrë parasysh kriteret objektive.
“Më shumë qeveri evropiane si Danimarka dhe Suedia po ndërmarrin masa ekonomike për lehtësim të sektorit mediatik, por shumica ende nuk kanë propozuar ndihmë specifike. Disa vende, si Kroacia, me qëllim refuzojnë ndihmë specifike për mediat, që rreptësisht e dënoj”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Fderatës, Rikardo Gutierez.
Nga Federata përkujtojnë se sfida në luftën kundër lajmeve të rreme duhet gjithashtu të jetë shtytës që të mbështeten mediat profesionale, veçanërisht në kohë krize si tani.(koha.mk)