Federica Nargi vazhdon të shijojë pushimet në Formentera, ku alternon banjot e diellit në det me momente të tjera relaksi mes gjelbrimit. Fotot që ka postuar në Instagram gjithsesi kanë qenë provokuese, duke nxitur komentet e shumta, sigurisht pozitive, të fansave të saj. Edhe pse është nënë e dy fëmijëve, fiziku i saj “të merr më qafë”. Alessando Matri duhet të ndihet me fat për atë që ka në krah.