Tenisti zviceran Roger Federer ka pësuar humbjen më të shpejtë në 16 vjetët e fundit. Federer të enjten mbrëma në kuadër të turneut Cincinnnati Masters pësoi nga rusi Andrey Rublev për 62 minuta lojë me shifrat 6:3 dhe 6:4, transmeton Koha Ditore, përcjellë gazeta KOHA.
Federer, që është fitues i 20 Grand Slameve, ka fituar Mastersin e Cinncinatit shtatë herë. Mirëpo, përballë rusit 21-vjeçar Rublev, me të cilin ndeshej për herë të parë, ishte i paforcë.
“Ai ishte shumë i pastër. Mbrojtje, sulm dhe shërbim. Ishte perfekt”, tha Federer për kundërshtarin. “Nuk më ofroi fare mundësi. Ishte gjithkund. Ishte e vështirë për mua”.