Tashmë është zyrtare: Roger Federer do të rikthehet të luajë në fushat me dhè pas dy vitesh pushim. Lajmin e ka konfirmuar vetë tenisti zviceran, që tha se do të jetë në turneun e Madridit, të cilin e ka fituar 3 herë (2006, 2009 dhe 2012). Kjo sipërfaqe (fusha me dhè) nuk është aspak e preferuar për Federer, ku ka fituar shumë pak turne, por ai ka vendosur të provojë edhe një herë fatin aty.
“Objektivi im është që të fitoj një turne sa më shpejt të jetë e mundur. Mundësisht që në Dubai, javën e ardhshme, apo në Indian Wells, kur nisin turnetë Masters. Në Hopman Cup dhe Australian Open kam luajtur mirë, ndaj dua që këtë ritëm të ruaj edhe në rikthimin tim në fushë. Titulli i ardhshëm do të jetë nr.100 për mua, por për ta fituar atë duhet të luaj mirë”, tha Federer.