Pas triumfit në finale e grand slemit të Australian Open, tenisti zviceran Roger Federer ka mundur sërish spanjollin Rafael Nadal, këtë herë në ndeshjen e vlefshme për turin e tretë në turneut Masters të Indian Wells. Për Nadal kjo duhej të ishte ndeshja e hakmarrjes, por nuk ndodhi kështu. Madje Federer e dominoi ndeshjen, duke e fituar me lehtësi 2-0 (6-2, 6-3), me Nadal që për asnjë moment nuk ishte në lojë, duke luajtur dobët. Por edhe për meritë të zviceranit, superior në fushë dhe agresiv me shërbimin e tij, duke treguar se eliminimi nga Dubai dy javë më parë ishte një rastësi.
Kjo ishte përballja e 36-të mes dy tenistëve, por për Federer ky është suksesi i 13-të, që është mundur në 23 sfidat e tjera. Zvicerani e fitoi takimin brenda 67 minutave, çka tregon se këtë herë përballja nuk kishte histori. “Zbrita në fushë me të njëjtën taktikë si në finalen e Melburnit, që rezultoi fituese”, tha Federer. Surprizë edhe eliminimi i tenistit serb Novak Djokovic, numri 2 në botë, që ashtu si në turneun e Acapulco dy javë më parë, u eliminua nga 21-vjeçari australian Nick Kirgyos, që fitoi 2-0 (6-4, 7-6). Kirgyos do të përballet në çerekfinale pikërisht me Federer, në një ndeshje që parashikohet spektakolare.